Një ish-ushtar i TMK-së riktheu me nder një ekzemplar të plotë të asaj uniforme – duke ia dorëzuar muzeut Presidencial “Behgjet Pacolli”
Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli thotë se përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli” ka dhuruar uniforma (veshmbathje) dhe pajisje tjera ushtarake për te gjithë ushtarët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Nga radhët e UÇK-së doli Trupa Mbrojtëse e Kosovës, në një kohë kur vendi po ngrihej nga hiri i luftës. Atëherë, përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhurova uniforma (veshmbathje) dhe pajisje tjera ushtarake për te gjithe ushtarët e Kosoves që mbanin mbi supe shpresën e një populli të lirë. Sot, pas 25 vitesh, një ish-ushtar i TMK-së riktheu me nder një ekzemplar të plotë të asaj uniforme – duke ia dorëzuar muzeut Presidencial “Behgjet Pacolli”.”, ka shkruar ai.
Pacolli thotë se uniforma ishte shumë më tepër se veshje – ishte simbol i sakrificës, i lirisë dhe i kujtimit që nuk vdes kurrë.
“Një gjest i heshtur, por plot kuptim. Sepse uniforma ishte shumë më tepër se veshje – ishte simbol i sakrificës, i lirisë dhe i kujtimit që nuk vdes kurrë.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë