Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Fadil Fazliun i cili një ditë më parë u lirua me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Vëllai i dy Heronjve, Fadil Fazliu, kaloi edhe një sfidë të padrejtë, që i ndodhi atij sikurse bashkëluftëtarëve që gjenden ende në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj tha se pret lirimin e të gjithëve që gjenden në Hagë.
“Pas kthimit të tij në familje, pata nderin ta vizitoj Fadil Fazliun, për t’i shprehur respektin për qëndrueshmërinë e tij dhe për sakrificën e familjes Fazliu ndër breza. I gëzohemi kthimit në atdhe e po ashtu të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit. Presim lirimin e të gjithëve, që t’u bashkohen familjeve të tyre dhe të korrigjohet kjo padrejtësi”, shkroi Haradinaj.
Ai tha se mbështetë protestën e thirrur më 17 shkurt në mbështetje të luftës çlirimtare.
“Më 17 shkurt, në ora 14:00, bashkohemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftës sonë të drejtë e çlirimtare”, shkroi Haradinaj.
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...