Nesër është thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet ratifikimi i Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Derisa koalicioni qeverisës dhe LDK-ja e mbështesin këtë marrëveshje, kategorikisht kundër saj janë shprehur deputetët e Vetëvendosjes, Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe Lista Serbe.
Vetëvendosja ka paralajmëruar se do të kundërshtojë këtë marrëveshje të cilën e quan të dëmshme për Kosovën.
Deputeti Arbër Rexhaj në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si do ta kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes.
“Ne këtë marrëveshje do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet demokratike, për çështjen e gazit nuk jam në dijeni sepse ende nuk është diskutuar në forumet tona”, ka thënë Rexhaj.
Ai ka vlerësuar se edhe nëse votohet Demarkacioni, qytetarëve të Kosovës nuk do t’iu mundësohet lëvizja e lirë siç ka thënë Natalya Apostollova.
“Ne do të votojmë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, sepse kjo marrëveshje i jep 8200 ha tokë Malit të Zi. Dhe si e tillë nuk e sjell liberalizimin e vizave sepse institucionet nuk kanë bërë asgjë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç ka thënë Apostollova nuk ka liberalizim pa kushtin e parë dhe nuk ka liberalizim pa përmbushjen e kushtit të dytë”, ka përfunduar Rexhaj.
Kujtojmë se nesër nga ora 16:00, deputetët e Kuvendit do të mblidhen për të hedhur në votim marrëveshjen në fjalë. Koalicioni qeverisës ka thënë se tanimë i kanë votat e mjaftueshme për të kaluar Demarkacionin.
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë