Një delegacion nga Agjencia Federale për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, kryesuar nga drejtori i kiësaj Agjencie, Emir Basic, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Delegacioni nga Republika e Bosnje dhe Hercegovinës fillimisht u pritën nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe më pas nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Asteve Bahri Hyseni, së bashku më zyrtarët e deleguar të Institucioneve ligjzbatuese , si dhe përfaqësuesin e UNDP-së.
“Gjatë këtyre takimeve u diskutua për funksionimin e këtyre dy mekanizmave, duke përfshirë infrastrukturën ligjore, strukturat organizative dhe shkëmbimin e përvojave, më qëllim të avancimit të efikasitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në rastet kur paraqitet nevoja për rikthimin e aseteve të konfiskuara që janë fituar më vepër penale”, thuhet në njoftim.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit, duke ndarë mes tyre përvojat dhe praktikat më të mira./Arbresh.info
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...