Një delegacion 18-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i drejtuar nga austriakja Petra Bayr, do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.
Në njoftim theksohet se delegacioni do të jetë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt, është njoftuar nga PACE.
“Delegacioni do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kryevëzhguesin e misionit të BE-së për monitorim të zgjedhjeve, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave, me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, përpara se të vëzhgojë votimin më 9 shkurt”, thuhet në njoftim.
Një përfaqësues i Komisionit të Venecias, grup i ekspertëve ligjor të pavarur të Këshillit të Evropës, do të ofrojë këshilla ligjore gjatë misionit vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare.
Kryetarja e delegacionit, Petra Bayr, pritet të mbajë konferencë për media të hënën më 10 shkurt në orën 14:00 në Prishtinë./rtk
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n