Një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga këshilltarë juridikë dhe punonjës administrativë të këtij institucioni, do të qëndrojë për vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nga 27 deri më 29 maj 2015.
Gjatë vizitës, delegacioni i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë do të njoftohet më për së afërmi me organizimin dhe me metodat e punës të Departamentit ligjor dhe të departamenteve të tjera që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Krahas shkëmbimit të përvojave ndërmjet homologëve të të dyja gjykatave, me përkrahjen e Projektit të Këshillit të Evropës për mbështetje në zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, të enjten, më 28 maj 2015, do të mbahet punëtoria e përbashkët në temën: “E drejta për gjykim të drejtë në bazë të Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: Aspekti civil”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...