Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislim ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.
Ministri Bislimi gjatë takimit i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës dhe i informoi ata për prioritetet e Qeverisë, për performancën e të hyrave buxhetore si dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.
Sipas një komunikate, kryesuesi i delegacionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe ishte i inkurajuar për angazhimin e tij te mëtejmë për buxhetin e vitit 2020, dhe shprehi gatishmërinë e FMN-se për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin ndërinstitucional.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...