Një burrë thotë se dikush tentoi ta rrëmbente në Viti

08:54 | 27 Prill 2022
A Z

Një burrë ka raportuar në polici se një i dyshuar i panjohur ka tentuar që më forcë ta fusë në veturë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari s’ka arritur ta rrëmbejë pasi janë kacafytur në mes vete.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Binqë, Viti 26.04.2022 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka tentuar që me forcë ta fut në veturë, mirëpo nuk ka arritur pasi janë kacafytur në mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info.