Policia e Kosovës e ka konfirmuar rasti ku një person është lënduar si pasojë e goditjes me një gur, teksa po udhëtonte me tren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Arbresh.info tha se viktima që është një 26-vjeçare, dhe ka pësuar lëndime në pjesën e kokës.
“Rreth orës 17:15, është pranuar informata se, në afërsi të fshatit Grabovc, një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes me një gur.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku sipas të dhënave fillestare, viktima, femër, 26 vjeç, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, dyshohet si pasojë e një guri të hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje”, tha ai.
Tutje, ai njoftoi se 26-vjeçarja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas.
“Në vendin e ngjarjes, mjeket emergjent, i kanë ofruar viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas të njëjtën e kanë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve dhe fton qytetarët që posedojnë informacione të dobishme për këtë rast, të lajmërojnë Policinë përmes linjës emergjente 192, apo aplikacionit Lajmëro Policinë”, tha Borovci.
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin