Një i ri është në gjendje të rëndë, pasi që ka pësuar gjakderdhje të brendshme pas zhytjes në pishinën “La Baia” në Koshtovë të Mitrovicës.
Veriu.info mëson pushuesi pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të del vet më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohet se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se fjala është për një 15 vjeçar.“15 vjeçari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që gjendja e tij ishte e rëndë. Deri më tash nuk dihet identiteti i tij, për arsye se nuk ka pasur dokumente”, tha Zahiti.
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë