NISMA: Zëdhënësi i UÇK-së në Speciale, e zëdhënësi i Millosheviqit kryetar Kuvendi në Serbi

14:16 | 4 Nëntor 2020

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, policia e Eulex-it sot ka bastisur shtëpitë e ish- sekretarit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në Negrovc dhe Prishtinë.

Lidhur me këto zhvillimeve si dhe paralajmërimet për arrestimin e mundshëm të Krasniqi, partia NISMA Socialdemokrate, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme.

Zyrtarë të kësaj partie, pohojnë se besojnë në pafajësinë e Krasniqi dhe në luftën e drejt të UÇK-së.

Në emër të NISMA-s, fol Bilall Sherifi, i cili para mediave tha se ska kthim prapa të Gjykatës Speciale, mirëpo pret që të gjithë Institucionet dhe shoqëria kosovare të jenë të bashkuar dhe tu ndihmojnë atyre ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët tashmë do të përballen në sallat e gjyqit në Hagë, raporton arbresh.info.

” Ashti siç jeni të informuar, forcat e EULEX-it sot janë duke bastisur shtëpinë e zotit Jakup Krasniqi. Bastisja po bëhet më urdhër të Dhomave të Specializuara. Nga këtu u drejtohem qytetarëve, ne vlerësojmë që kjo që kemi parë sot ka qenë e panevojshme. Jakup Krasniqi tërë jetën ka luftuar për drejtësi dhe sakrifikuar për liri”, është shprehur Sherifi.

Ai, po ashtu ka thënë se Krasniqi çdo herë u është përgjigjur thirrjeve që kanë ardhur nga drejtësia.

Sherifi, i ka quajtur spektakle të panevojshme aksionet e sotme në shtëpitë e Krasniqit.

“Siç e dini të gjithë Krasniqi ju ka përgjigjur çdo herë çdo ftese që ika ardhur nga drejtësia. Sot mendojmë që ky spektakël ka qenë i panevojshëm pasi Krasniqi ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë. Ne besojmë në luftën e drejt të UÇK-së. Askush s’mund ta njollos luftën tonë. NISMA mendon që këto veprime s’kanë qenë të nevojshme, ka mjaftuar një ftesë dhe zoti Krasniqi do i përgjigjej drejtësisë”, ka thënë Sherifi para mediave.

Nisma, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të jetë në funksion të përgjegjësive dhe mbrojtjes së luftës së UÇK-së.

“Tanimë beteja do të zhvendoset në sallat e gjyqit. Institucionet duhet të dinë se të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj beteje duhet të kenë mbështetjen e institucioneve të shtetit. E dimë që është e padrejtë Gjykata Speciale, por tash s’ka kthim prapa andaj duhet të jemi të gjithë të bashkuar në sallat e gjyqit tashmë”, ka thënë Sherifi.

Ndryshe, Jakup Krasniqi ishte intervistuar në muajin korrik nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e dëshmitarit. /arbresh.info/

LEXO EDHE

Vajza e Jakup Krasniqit: Nuk kemi besuar se babi do të jetë i arrestuar por vetëm si dëshmitarë

Lajmet më të lexuara