Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me strukturat drejtuese të degëve të tyre anekënd vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Bilall Sherifi se bashku me dy ministrat anetare te kryesise Endrit Shala dhe Skender Reçica kanë zhvilluar takime me degët e Nismës në Kamenicë dhe Gjilan.
Krejt këto takime janë në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen shpejtë.
“Në vazhdën e takimeve të punës me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMËS Socialdemokrate, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot së bashku me anëtarët e kryesisë dhe ministrat Endrit Shala dhe Skender Reçica ishim në degën e Kamenicës”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Sherifi ka bërë me dije se sot do të zhvillojnë takime edhe me degët e Nismës në Viti, Kllokot dhe Kaçanik.
Ndryshe, një ditë më parë, Sherifi ka thënë se Nisma do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Pa...
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e...
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...