Dega e Nisma për Kosovën në Gjilan të mërkurën ka prezantuar kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Gjithashtu në një mbledhje të mbajtur me këta kandidatë e ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi janë prezantuar veç e veç të gjithë kandidatët.
Në listën e Nisma, dega në Gjilan janë grumbulluar intelektualë të njohur, afarist të suksesshëm e deri të më të rinjtë, studentët.
Në këtë mbledhje dega e Nismës në Gjilan ka krijuar edhe Shtabin Zgjedhor në të cilin marrin pjesë 41 anëtarë. Kryetar i këtij shtabi është zgjedhur Shaqir Ukshini.
Kandidati i Nismës për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani i ka njoftuar të pranishmit se kjo degë është duke punuar intensivisht për zgjedhjet lokale. Hasani duke iu uruar sukses kandidatëve i ka porositur të gjithë që të mobilizohen dhe të kërkojnë votën për Nismën.
“Në listën tonë siç e patë janë grumbulluar njerëz me kompetencë profesionale e integritet. Pjesë e kësaj liste janë intelektual, afarist e studentë, njerëz të dëshmuar. Duke i parë listat e partive të tjera mund të përfundojmë se kandidatët tanë janë më të mirët, janë njerëzit që i duhen Gjilanit”, ka thënë Hasani.
Ai i ka porositur kandidatët që të kërkojnë votën për veten dhe për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit ballëhapur sepse Nisma gjatë gjithë kësaj kohe është dëshmuar një parti e vlerave dhe e fjalës.
Kandidatët i ka përshëndetur edhe Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi. Ai ka bashkëbiseduar me ta dhe është ndarë shumë i kënaqur me përbërjen e kësaj liste.
“Kjo është një listë dinjitoze dhe shpresëdhënëse e përbër nga intelektual, afaristë dhe njerëz të të gjitha gjeneratave”, ka thënë Krasniqi.
Ai gjatë bashkëbisedimit i ka inkurajuar që të punojnë sa më shumë dhe ka ndarë me ta shembuj nga e kaluara dhe përvoja e tij.
Edhe anëtarja e Kryesisë së Nismës që vjen nga kjo degë, Valdete Bajrami i ka përshëndetur kandidatët dhe u ka uruar suksese në garën së cilës i janë futur.
Në këtë mbledhje janë ndarë detyrat dhe përgjegjësit e secilit.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...