Nisma në Gjakovë merr përkrahje nga banorët e bashkësisë së shtatë lokale

21:23 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate të Gjakovës, Fazli Hoxha, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë nga ky subjekt politik Erjona Rama, Edmond Dushi, Violeta Dema dhe Luan Dinaj.

Kryetari Hoxha bashkë me kolegët e tij kandidatë për deputetë shpalosën para banorëve të bashkësisë së shtatë lokale në Gjakovë pikat e programit të koalicionit NISMA-AKR-PD për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Besimi për Nismën Socialdemokrate po rritet çdo ditë nga qytetarët e komunës së Gjakovës. Më 6 tetor presim mbështetjen e qytetarëve të Gjakovës për kandidatët tanë, që me politikat socialdemokrate të kontribuojmë për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e komunës sonë. Nga banorët e bashkësisë së shtatë lokale në Gjakovë morëm përkrahje për koalicionin NISMA-AKR-PD për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit”, ka thënë kryetari i Degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale