Kryesia e Nismës Socialdemokrate, dega në Rahovec ka marrë vendim që të shkarkohet nga pozita e kryetarit të nëndegës në Ratkoc dhe nga të gjitha përgjegjësitë tjera politke, Haxhi Hoti.
Ish-kandidati i Nismas Sociademokrate, javë më parë ka shokuar opinionin publik me deklaratën e dhënë për thirrje të vrasjes së liderit të LVV, Albin Kurti.
Ai gjithashtu ditë më parë ofendoi rëndë mërgimtarët.
Përmes një postimi të mëhershëm në Facebook, Hoti shkruante se Kurti “ka dy zgjidhje, ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.
E për këtë, Hoti sipas nenit 181 klasifikohet si vepër penale “Kanosje”, me të cilën kanoset se do të privohet personi nga jeta për shkak të kanosjes verbale.
Madje me Kodin Penal te RKS-ës nga neni 181 ky akt është i dënueshëm deri me 1 vit burg.

Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...