Nisma për Kosovën është e bindur se kultura politike për një konsensus për çështje nacionale duhet ta udhëheqë gjithë komunikimin mes partive politike të pozitës me ato të opozitës.
Kështu thuhet në një njoftim për media nga Nisma, në të cilin thuhet se kriza politike në vend nuk mund të zgjidhet duke barikaduar.
Ja njoftimi i plotë i Nismës për Kosovën:
NISMA për Kosovën është e bindur se kultura politike për një konsensus për çështje nacionale duhet ta udhëheqë gjithë komunikimin mes partive politike të pozitës me ato të opozitës. Të cilat duhet që ta kuptojnë se çdo barikadim për ta mbrojtur të pambrojturën, për ta dëmtuar tërësinë dhe sovranitetin e shtetit, çdo përpjekje për të kundërshtuar konsensusin nacional për çështje vitale të vendit dhe të qytetarëve, nuk mund të prodhojë mendim dhe veprim racional.
NISMA është e bindur se në Kosovë ka një krizë politike, e cila nuk mund të zgjidhet duke u barikaduar e sidomos kjo vlen për pozitën. Nëse kriza është zgjatur shumë, ajo është prodhim i pozitës qeverisëse. Për të kaluar këtë krizë, ne, opozitarët ka muaj që i jemi bashkuar një tryeze të bisedimeve, por bisedimet as duhet të zgjasin pafundësisht e as duhet të jenë të pa frytshme.
NISMA kërkon nga koalicioni qeverisës, që mos ta hedhin fajin aty ku nuk është, por ta marrin përgjegjësinë për t’i dhënë zgjidhjen e duhur vendit. Koalicioni ka mandat vetëm për të qeverisur vendin, por jo edhe për të falë territor e humbë sovranitet. Akuzimi i opozitës për dhunë apo për mos gatishmëri për të biseduar, janë të paqëndrueshme.
Përgjegjësia për t’i dhënë fund krizës e stërzgjatur politike, për të ofruar një dialog përmbajtjesor ose zgjidhja le të gjendet në zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...