Nisma Socialdemokrate, pas numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora, ka deklaruar se e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Nisma thotë se “edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
“Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore”, ka theksuar kjo parti.
Gjuha e papranueshme ndaj Arbanës, reagon ashpër Ermal Mamaq...
Koncerti i Kanye West në Tiranë – Shitja rekord biletash, 10...
Haxhiu priti nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe...
Ministri Muja vizitoi fermerët në Komunën e Pejës, prezanton...
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Haziri: Takimi ka të bëj për ...
“Një nga më modernet në botë”, ambasada e SHBA-së kujton 11 ...