Nisma për Kosovën, deri më tani ka arritur t’i sigurojë 37 nënshkrime për ta çuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës, shkruan arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala në një prononcim për portalin Arbresh.info, i cili ka thënë se ju duhen vetëm edhe tri vota për ta proceduar mocionin.
“Grupi ynë parlamentar vazhdon diskutimet me deputetët e pozitës tash sepse opozita veç e ka përfunduar. Na nevojiten vetëm edhe 3 vota, 37 vetëm i kemi siguruar edhe tri vota presim nesër sepse një pjesë e deputetëve sot kanë munguar për shkak të udhëtimeve, por shumë shpejt do ti kemi edhe ato tri vota për të proceduar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.
Ai shprehet i bindur se gjatë kësaj jave do dërgohet në kryesi mocioni.
Mocioni kundër Qeverisë është iniciativë e kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe javën e kaluar e ka kompletuar tekstin në koordinim me partitë e tjera opozitare./Arbresh.info/Mira Avdimetaj
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...