Iniciativa e LDK-së për t’i mbledhur të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët, nga e cila do të gjendej një formulë për dalje nga kriza dhe do të caktohej një datë për zgjedhje të parakohshme, po shkon drejt dështimit.
Kjo pasi asnjë nga partitë politike deri më tash nuk i ka dalë në mbështetje kësaj nisme.
Përkundrazi, disa prej partive tashmë kanë deklaruar se nuk kanë kurrfarë arsye që të marrin pjesë në të tilla tryeza, pasi kjo qasje e LDK-së është totalisht joserioze.
Pos nga partitë në pushtet, LDK-ja ka përfunduar e papërkrahur edhe nga subjektet opozitare në këtë drejtim.
Megjithatë, përfaqësues të LDK-së tashmë kanë paralajmëruar se do të veprojnë njëanshëm, duke ngritur mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë, po qe se nisma për “tryezë të përbashkët” dështon përfundimisht, shkruan më tutje “Zëri”.Megjithatë, ani pse zyrtarë të këtij subjekti qenë zotuar se gjatë javës së shkuar do të nisnin mbledhjen e nënshkrimeve për mocion, ende nuk ka diçka konkrete.
Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se nisma e LDK-së në rrethanat e tanishme është thuajse e pamundur të jetësohet.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...