Sot, gjatë ditës kanë qarkulluar disa lajme nëpër portale lidhur me disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Por lajmi është hedhur poshtë në partinë e Fatmir Limajt.
Leotrim Berisha, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Limaj, e ka demantuar lajmin se Nisma Socialdemokrate, do të bëjë ndërrimin e ministrave.
Në një prononcim të shkurtër për Gazetën Express, ai ka thënë se lajmi i publikuar në disa portale për ndërrimin e ministrave është i pavërtete.
Madje, ai e ka quajtur këtë lajm si tendencioz dhe qëllim keq.
“I informojmë të gjithë se lajme të tilla janë të pavërteta dhe se asnjëherë nuk kemi biseduar për ndonjë ndryshim të tillë. Ne jemi të kënaqur me punën e ministrave të Nisma Socialdemokrate në Qeveri.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...