Nisin vitin e ri akademik studentët e rinj

16:04 | 1 Tetor 2015
M. A.

Ndryshe nga studentët e rinj Bachelor të cilët sot filluan vitin e ri akademik 2015/2016, një mundësi të tillë nuk e patën 30 nxënësit Universitetit të Prishtinës në Mjekësisë në Fakultetin e Stomatologjisë dhe atij të farmacisë.Ata mbetën jashtë dyerve të Universitetit duke pritur reagimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu.

Fakultet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur vitin e ri akademik, me mbarëvajtje të rregullt.

Ndryshe nga vitet e kaluar këtë vit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), bashkë me Rektoratin kanë zvogëluar numrin e përgjithshëm të studentëve në shkencat ekonomike, juridike, e duke favorizuar ato të shkencave natyrore dhe teknike.

Përveç bashkëpunim të ngushtë të dy këtyre institucioneve në zvogëlimin e numrit të studentëve në Fakultetet e lartpërmendura, ministri i MASHT-it Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, uruan studentët e rinj.

Ata thanë se ky vit po nis me shumë shpresa dhe sfida.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, para studenteve tha se do të punohet më afër me studentët sepse veç në kwtë mënyrë do të

“Po e nisim një vit akademik me shumë shpresa por edhe me shumë sfida. Po e nisemi një vit akademik të vendosur, të vendosur që të punojmë në mënyrë shumë të përgjegjshme bashkë me studentë, dhe jo të flasim për cilësinë por të demonstrojmë cilësitë. Të demonstrojmë që Universitetit i Prishtinës ka qenë, është dhe do të mbetet një vatër e fuqishme e përgatitjeve të rinjve që nesër do të ballafaqohen me sfidat e tranzicionit çfarë kërkon Kosova si një shtet i ri. Dhe ne jemi të vendosur që në këtë vit të punojmë shumë afër me studentët që të rrisim pritjet dhe ëndërrta që ne mund të krijojmë universitet të forta, cilësore për shtetin tonë të ri demokratik”, tha Bajrami.

E Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, tha se studentët e rinj kanë qenë gjenerata e cila ka kaluar nëpër kritere më të avancuarave e të cilat barometra do të bëjnë që këta studentë në të ardhmen të jenë jurist më të mirë se sa mësimdhënësit e tyre

 

“Përcaktimi për profesion është një sfidë e madhe për të gjithë të rinjtë edhe ne e kemi kaluar këtë sfidë dhe kur ajo kurorëzohet me rezultatin që ju sot e keni vetëm mbetët që t’ju urojmë për përzgjedhjen e mirë dhe të ju dëshirojmë sukses në studimet tuaja…Këtë vit janë bërë edhe disa ndryshime sa i përket pranimit të studentëve të rinj ne në një bashkëpunim të ngushtë në Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kemi arritur marrëveshjen që të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të stude ntëve në shkencat ekonomike, juridike në favor të shkencave natyrore dhe teknike. Kështu që ju keni kaluar në një kriter pak më të avancuar se sa gjeneratat e kalueshme sepse edhe ajo është një barometër se ju veç keni të gjitha dispozitat që të bëheni jurist të mirë dhe t’i kaloni mësimdhënësit e juaj”, tha Zenjullahu.

Studentët e rinj të Fakultetit Juridik i ka uruar edhe kryetari i Këshillit studentor të këtij Fakulteti, Bledar Gashi. Por, Gashi ishte më se i lumtur që Ministri Bajrami dhe Rektori Zejunullahu ishin bashkë për të uruar juristët e ardhshëm, e që këta të fundit ditë më parë kanë replikuar nga distanca me letra të hapura për punët në Universitet. Të dy udhëheqësit e institucioneve arsimore iu rikthyen vetëm me një buzëqeshje.

 

“Jam i lumtur që sot na vizituan rektor i dhe ministri dhe jam i lumtur që i shoh sot bashkë këtu”, tha Gashi.

Edhe dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi tha se për këtë vit akademik janë bërë të gjitha përgatitjet që dija të kalohet tek gjeneratat e reja. Ai ka uruar studentët duke thënë se do të donte që gjeneratat e reja të kalojnë profesorët e tyre.

E vitin e ri akademik, me të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje të rregullt, e ka nisur sot edhe Fakulteti i Mjekësisë. Në këtë fakultet kanë filluar ligjëratat 15 studentë të rinj, përfshirë edhe minoritetet.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Salih Ahmeti për KosovaPress tha se edhe këtë vit si fakulteti më i kërkuar ka mbetur Fakulteti i Mjekësisë. Ai k treguar se të gjitha programet e fakulteteve janë plotësuar, përveç programi i mamisë, i cili program nuk është plotësuar edhe pas konkursit plotësues.

Lidhur me fatin e 30 nxënësve të cilët protestuan ditë më parë para dyerve të Rektorati nuk kanë dashur të komentojnë as Ministri Bajrami e as rektori, Zejnullahu.

Shpërndaje në rrjete sociale