Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi sot Termocentralin Kosova B me rastin e fillimit të punimeve në modernizimin e njësisë B2 – investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Aty u priten nga Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Gramos Hashani.
Në njoftimin nga ZKM thuhet se për herë të parë ka filluar riparimi dhe modernizimi në Termocentralet ekzistuese të KEK-ut dhe po bëhet një rritje e kapacitetit për njësi, një prodhim vjetor shtesë prej mbi 600 GWh, si dhe një operim më i sigurt dhe më efikas i njësive të TC Kosova B.
Realizimi i projekteve të rehabilitimit bazohet në studimin e fizibilitetit për TC Kosova B. Ky rehabilitim do të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave mjedisore, duke reduktuar ndotjen e ajrit dhe duke siguruar përputhjen me standardet e Direktivave të Bashkimit Evropian (BE) për emisionet e pluhurit dhe gazrave.
“Unë ju përgëzoj shumë për këtë modernizim të turbinave në Termocentralin Kosova B, edhe të njësisë B1 edhe B2, të cilat janë të sekuencura në kohë, në mënyrë që ta kemi maksimumin e prodhimtarisë, po në të njëjtën kohë ta shtojmë edhe prodhimtarinë edhe sigurinë, edhe efikasitetin, e ta ulim ndotjen”, tha Kurti gjatë vizitës.
Ai në veçanti e uroi menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut, që ky investim prej 56.5 milionë euro po financohet nga vetë KEK-u, prej të cilit do të kemi shtesë prodhimtari të energjisë prej 600 GWh, gjë që përbën lajm të mirë për qytetarët, industrinë dhe ekonominë tonë.
“Ministrja Rizvanolli tha se kur të përfundojnë të gjitha punimet për rehabilitimin e Termocentralit Kosova B, jetëgjatësia e tij do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulën për 60%, kurse remontet kapitale do të nevojiten që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet. Kjo do të thotë se siguria e furnizimit do të përmirësohet dukshëm për 20 vitet e ardhshme, importi do të ulët për së paku 23 milionë euro, ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë në vit, shtoi ajo”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...