Krerët institucional kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca së bashku me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, si dhe ministra e deputetë kanë bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”.
Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes së madhe Jashari.
Ai tha se sot po nderohet familja Jashari, dalja e parë e UÇK-së, si dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor, edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për t’u përkulur para sakrificës së madhe së familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj, si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar, është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar!”, tha Konjufca.



Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...