Janë arrestuar tre të dyshuar në fshatin Fshaj të Gjakovë pasi që gjatë një ahengu familjar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër, ndërsa dy të tjerët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i gjuajtjes me armë në aheng është evidentuar në Prishtinë ku gjatë kontrollit tek një person është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka shtënë në një aheng.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja, ku në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info.
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...