Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV) duke filluar nga sot do të organizojë tryezat me temën “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.
Tryeza e parë do të mbahet sot në Gjakovë, për të vazhduar me tryzen e dytë në Pejë.
Në këto tryeza janë të ftuar përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Policisë së Kosovës (PK), Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), përfaqësuesve të partive politike në KKZ, shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm, që kanë për qëllim bashkëpunimin e koordinuar në mes të organeve menaxhuese të zgjedhjeve si dhe institucioneve të drejtësisë me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes dhe mbrojtjes së votës në ditën e zgjedhjeve.
Do të ishim mirënjohës nëse do të konsideronit përcjelljen e këtyre aktiviteteve, me qëllim përçimin e mesazheve lidhur me drejtësinë zgjedhore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Për cdo informatë tjetër në lidhje më keto aktivitete, mund t\’i drejtoheni Rasim Aliajt nga Instituti D4D. Email adresa: [email protected]; nr. I telefonit: 044107481.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...