Përfundimi i luftës nuk ishte fundi i vrasjeve në Kosovë. Motive të ndryshme dhe ideologjitë politike ishin ato që u morën jetën disa personave.
Por, edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ende nuk është zbardhur asnjë vrasje që ka ndodhur pas luftës.
Ato vrasje të pazbardhura, sipas juristëve kanë shfaqur dështimin e drejtësisë në Kosovë.
Përkundër kësaj, është Prokuroria e Themelorë e Pejës që njoftoi arrestimin e një personi, por asnjë detaj përtej asaj se ka të bëjë me vrasjet e pas luftës.
Njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, në një prononcim për arbresh.info thotë se drejtësia në Kosovë nuk është marrë as përafërsisht sa duhet për zbulimin e vrasjeve të pasluftës edhe për procedimet penale kundër vrasjeve.
Sipas tij, asnjëherë nuk është vonë të verifikohet se kush ka qenë vrasësi, kush ka qenë pas këtyre vrasjeve tmerruese.
“Unë nuk jam skeptik, sepse ka kaluar një kohë mjaftë e gjatë, e pajustifikueshme. Koha e bënë të vetën edhe provat mund të zhduken në mënyra të ndryshme që nuk është e lehtë. Por, po të ishte vullneti politik do të mund të bëhej punë e mirë”, thotë Smaka.
Termi “vrasjet e pas luftës” asocon menjëherë anëtaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur bëhet fjalë për vrasjet e pas luftës të natyrës politike.
Lidhur me këtë në një prononcim për arbresh.info avokati Tomë Gashi shprehet se gjatë kohës sa vetë LDK ishte në pushtet ka premtuar shumë për zbardhjen e tyre, por që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë veprim serioz.
Ai thotë se ky subjekt gjithmonë fajtor për ato vrasje e bënte partinë me të cilën formonte koalicion, PDK-në.
“Tanimë thuja se është vonë për gjithçka rreth asaj që do të duhej të ishte prioritet i LDK-së sa herë ka qenë në qeveri. LDK e ka thënë, ka premtuar edhe përbetuar se do të bëjnë gjithçka që të gjinden dhe të dënohen ata që për arsye politike vranë zyrtarë të LDK-së pas lufte për arsye të vetme politike. Duke aluduar, por shpesh edhe duke e thënë haptas se vrasësit por posaçërisht urdhërdhënësit janë në radhët e PDK. Mirëpo ata bën koalicione dhe ndanë pushtetin me PDK disa here. Dhe kishin edhe ministra të punëve të brendshme nga radhët e LDK-së, në Qeveri me PDK”, deklaron ai.
Avokati Gashi thotë se vonesa e tepërt për zbardhjen e këtyre rasteve, ka quar edhe në zbehjen e provave.
“Tani paksa edhe vonë edhe për arsye tjera. Provat janë zbehur edhe pse plagët e familjarëve nuk janë mbyllur me akuzimin e vrasëseve. Një pjesë e atyre qe kanë vra aktivist të LDK-së besoj që nuk jetojnë më. Janë vrarë apo kanë vdekur në rrethana te pasqaruara dhe tani mbetet qe te intensifikohen hetimet deri sa përfundimisht te mos jetë tepër vonë”, shprehet Gashi.
Arbresh.info tentoi të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria e Shtetit, në lidhje me arrestimin e një personi, ditë më parë, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.
Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë të martën, në Komunën e Klinës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës.
Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shënjestruara të vrasjeve të pas luftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni./E.Haxhiu/arbresh.info/
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...