Sipas planit të komisionit vlerësues, ka nisur rrënimi i 16 shtëpive të para dhe se makineritë kanë nisur punën e tyre intensive.
Banorëve të dy rrugëve që pësuan dëme të mëdha do tu kompensohen dëmet për 100 % dhe se Qeveria ka miratuar planin e kompensimit, me ç’rast për një kohë të shkurtër të gjithë banorët do të marrin paratë në llogaritë e tyre bankare.
Banorët theksuan sot se janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë dhe se presin sa më shpejt të realizohen punimet dhe ndërtimi i shtëpive të tyre, pasi që të pranojnë paratë në llogaritë e tyre bankare.
Shumica e banorëve të kësaj lagje qu dëmtua qëndrojnë me qira në vendbanime tjera dhe se qiratë e tyre i paguan shteti. Janë 68 shtëpi që u shkatërruan dhe një pjesë u dëmtuan në luftimet e ashpra të 9 dhe 10 majit midis forcave policore dhe një grupi të armatosur.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...