Po mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit
Në këtë ceremoni, u.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke i falënderuar pjesëtarët e FSK-së dhe duke iu uruar sukses tha se FKS sot po merr rol në sigurinë dhe paqen globale.
“ Kam ardhur të ju them Faleminderit. Ky mision po bëhet i mundshëm fal bashkëpunimin me ushtrinë amerikane ku paqeruajtësit tanë do jenë krahë për krahë me ta. Këta djem po shkruajnë historinë e re. Sot forca jonë po merr rrol në sigurinë dhe paqen globale”, tha Osmani.
Osmani pati edhe një porosi për ta.
“Ju do ta bëni të pamundur t’i jepni shanse paqes jo vetëm aty ku po shkoni sot po kudo që ju besohet kjo detyrë.
Valviteni lart e me krenari flamurin tonë të dashur”, tha Osmani.
Ndryshe, Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.
Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s./arbresh.info/
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...