Sonte në mesnatë, zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kandidatët partiakë të cilët garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.
Po ashtu, për dallim nga herët tjera, kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjat vetëm 10 ditë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike.
Certifikohet lista e votuesve, 1 milion e 794 mijë e 862 votues brenda Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton eo.
Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019.
Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.
Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Në mbledhjen e së martës, KQZ-ja, po ashtu, ka miratuar fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021 për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...