Mesnata ka shënuar edhe zyrtarisht nisjen e fushatës zgjedhore për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Fushata zgjedhore nis nga data 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë, pra deri më 12 shkurt.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike.
Nga to, tri janë subjekte politike serbe, por vetëm Lista Serbe ka struktura dhe degë në katër komunat me shumicë serbe. Ky subjekt politik përkrahet hapur nga Beogradi zyrtar.
E në Kosovë, partitë politike kanë nisur ditë më parë fushatën parazgjedhore, ku po organizojnë tubime të shumta me qytetarë. Premtimet e tyre për hapje të vendeve të reja të punës, investime në shëndetësi, përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale nuk kanë munguar.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 e deri më tash, asnjë prej legjislaturave të zgjedhura nuk ka arritur të përfundojë mandatin e plotë prej katër vjetësh, duke çuar shpesh vendin në zgjedhje të parakohshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...