Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Spiropali nisi sot vizitën në Kosovë ku pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, diplomatja shqiptare e shoqëruar nga homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca vizituan mëngjesin e sotëm Kullën e Jasharëve dhe bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku u mirëprit nga baci Rifat Jashari.
Pas kësaj vizite, Konjufca dhe Spiropali zhvilluan një takim diplomatik në zyrat e MPJD-së në Prishtinë./Arbresh.info
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dysh...
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...