Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur takimin me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ky takim vjen pas takimeve që ministrja shqiptare zhvilloi me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Spiropali e uroi Haxhiun për detyrën e re në krye të Kuvendit, si dhe e përgëzoi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Vizita e saj në Prishtinë po zhvillohet në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./Arbresh.info

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira