Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare ka vendosur që regjistrimi i deputetëve të bëhet nga sot deri me 28 korrik.
Kryesia ështeë përcaktua edhe për ndarjen e ulëseve në sallën e mbledhjeve plenare. Kështu, grupi i më i madh parlamentar, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën), me 39 deputetë, do të ulet në qendër.
Në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës, do të ulet grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në anën e majtë të tij, do të ulen deputetët e grupit parlamentar LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa).
Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...