Google ADS

Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit në një shtypshkronjë në Slloveni

18:17 | 23 Janar 2025
K.B

Ka filluar shtypja e fletvotimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

KQZ përmes një njoftimi, ka bërë me dije se fletëvotimet po shtypen në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

“Shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë. Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike”, njofton KQZ-ja./Arbresh.info/

Të ngjashme