Komanda Mbështeteshe e Forcave të Armatosura ka nisur të dielën shpërndarjen e 70 ton ndihmave për zonat e prekura nga përmbytjet pak ditë më parë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, këto ndihma po shpërndahen përkatësisht në prefekturat Tiranë, Fier, Dibër, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Kukës, Durrës dhe Korçë. Këto ndihma mbërritën ditët e fundit nga UNICEF, UNHCR, Greqia e Bullgaria.
Shqipëria javën e shkuar u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, që sollën dhe përmbytje në disa zona, si Fier, Vlorë, Fushë Krujë, Korçë, Durrës etj.
Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Policia e Shtetit, si dhe të gjitha institucionet e tjera përmes mekanizmave në dispozicion dhanë ndihmën e tyre për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. /Indeksonline/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...