Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, kanë nisur një aksion sensibilizues për pastërtinë në plazhe.
Nga monitorimet gjatë muajve Korrik-Gusht të zhvilluar nga ekipet e MZHETTS, AKT dhe AKB rezulton se ka ndotje në disa plazhe gjatë vijës bregdetare. Pavarësisht se në stacionet e plazhit janë vendosur koshat për hedhjen e mbeturinave, pushuesit nuk kujdesen sa duhet që në fund të ditës mbeturinat t’i largojnë nga vendi i zgjedhur për të pushuar.
Sipas njoftimit të MZhETTS-së, për të minimizuar ndotjen në plazhet e evidentuara nga monitorimi me probleme, ekipet e MZHETTS dhe AKT nga Himara, nisën aksionin sensibilizues çadër më çadër duke shpërndarë qese plastike, pushuesve për hedhjen e mbeturinave.
Dita e parë e këtij aksioni nisi nga plazhet e Himarës, Jalit, Dhërmiut dhe Drymades. Ndërkohë një tjetër grup shkoi në Plazhin e Semanit, i cili është zgjedhur nga mijëra pushues vendas dhe të huaj.
Nëpërmjet një infografi të postuar në Tëitter, ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor 10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës.
Megjithatë sfida e pastërtisë së plazheve mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor që menaxhon stacionet e plazheve dhe vetë qytetarëve.
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”