Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është kërkuar heqja nga rendi i ditës të Projektligjit nr. 05/L- 074 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë.
Kërkesën e ka bërë deputeti i PDK-së, Nait Hasani ndërkohë që atë e ka përkrahur vetëm partneri i koalicionit, LDK-ja, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, partitë opozitare e kanë quajtur të pakuptimtë tërheqjen e këtij projektligji duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se ka më shumë se një vit që ky projektligj po tërhiqet nga rendi i ditës, pasi siç tha, në fillim për shkak të bojkotit të opozitës e më pas të Listës Serbe.
Propozimi i Hasanit ka marrë miratimin e shumicës së deputetëve dhe Projektligji i është kthyer Komisionit përkatës./Arbresh.info.
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit