Ka nisur seanca gjyqësore ndaj dy terroristëve serbë, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Oborri i Pallatit të Drejtësisë është mbushur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë rritur masat e sigurisë për sjelljen e tyre para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Arbresh.info.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre është paraparë të nisë nga ora 10:00, raporton Arbresh.info.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën në mbrëmje ka caktuar masën e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit e grupit terroristë serbë, V.T.
Seanca dëgjimore ndaj tij është mbajtur në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga ku edhe është duke u trajtuar pas plagosjes gjatë shkëmbimit me armë zjarri mes grupit terroristë serbë dhe Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit nga grupi terroristë serbë në Banjskë të Zvecanit, po dyshohen për “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për tre terroristë serbë
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...