Nën masa të rrepta sigurie, të dyshuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper janë sjellë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në lidhje me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.
Seanca gjyqësore ka filluar. Në sallë është e pranishme edhe bashkëshortja e të ndjerit.
Sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në afërsi të vendbanimit të viktimës, të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin Rejan Bela – i cili nuk është prezent në seancë pasi në kohën e kryerjes së veprës penale kishte qenë i mitur – me dashje dhe pas përgatitjeve paraprake, kanë privuar nga jeta zyrtarin policor, rreshterin Muhamet Lika.
Sipas Prokurorisë, vrasja është kryer me armë zjarri, ku si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...