Në kuadër të projektit për rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit, në fshatin Senoc kanë nisur punimet për shtruarjen me zhavorr të një rruge fushore “Lugu i livadheve”, në gjatësi prej 1640 metrave.
Daut Krasniqi, kryetar i këshillit të fshatit Senoc, falënderoi komunën për fillimin e punimeve në këtë projekt të një rëndësie të madhe për banorët e këtij fshati, duke thënë se kjo rrugë ka pasur nevojë të shtohet me zhavorr për t’iu lehtësuar lëvizjen e fermerëve, të cilat i kanë arët e tyre nga pjesa kah kalon kjo rrugë.
Ndryshe, në kuadër të projektit “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, gjatë vitit 2016 janë rregulluar disa rrugë fushore në Rahovec dhe fshatrat Zoqishtë, Fortesë dhe Radoste./Arbresh.info/
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...