Ka nisuar protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.
Protesta ka nisur me himnin kombëtar.
Protestuesve u është bashkuar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Protesta po mbahet në Bujanoc.
Protesta ishte paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, siç është thënë për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.
Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.
Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tni janë pasivizuar rreth 6.000 adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, kanë dalë rreth 62 mijë shqiptarë./Syri.net
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...