Infektimi i mundshëm nga brejtës e insekte të tjera, ka bërë që Komuna e Prishtinë të nisë shfarosjen e tyre nëpërmjet mjeteve adekuate.
Ka filluar shfarosja e brejtëseve në bodrume dhe puseta në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Procesi zgjatë vetëm 10 minuta.
Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, tha se eliminimi i brejtësve është i rëndësishëm pasi mund të jenë bartës të sëmundjeve të ndryshme
”Procesi i deratizimit është proces që bëhet eliminimi i brejtësve të cilët fatkeqësisht mund të jenë bartës të sëmundjeve të ngjitëse për këtë arsye është shume e rëndësishme largimi i këtyre brejtësve dhe këtë proces e bën edhe ma të rëndësishëm fakti që Prishtina prej vitit 2020 nuk ka pasur proces të tillë për arsye prokurimi”, tha ai.
Ndërsa nga kompania që po e kryen deratizimin thanë se 5 dhjetori është data që parashihet të përfundojë ky proces. Nga viti i ardhshëm u paralajmërua që ky proces do të praktikohet 2 herë në vit./rtk/
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...