Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.
Sipas njoftimit, në terren është aktivizuar edhe njësia e dronave, e cila po mbështet kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.
“Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional.”, thuhet mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Gjilanit
Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.
Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.
Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional./Arbresh.info
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu