Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpisë së Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se ky është një investim i Qeverisë.
“Sot Mitrovicën e Veriut vendosëm gurthemelin për nisjen e punimeve në ndërtesën që do të bëhet shtëpia e re e Administratës Tatimore të Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Me këtë investim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shërbimet e ATK-së do të jenë më afër tatimpaguesve në çdo cep të vendit gjë që do të ndihmojë edhe procesin e fiskalizimit që tashmë është në zbatim e sipër”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Zgjedhjet në Shqipëri, Policia bartë pa incidente materialet...
“Dëshmi e demokracisë në Kosovë”, Zyra e BE-së vlerëson mbar...
PSG fiton në frymën e fundit derbin ndaj Lyon
Simpatizantët e Faton Pecit festojnë me goma në Mitrovicë
Interi fiton derbin ndaj Lazios dhe merr kreun e Serie A
Pamje nga Mitrovica, Kurti e përqafon fort Pecin