Pritjeve të gjata të banorëve të Rrezarit të Deçanit dhe fshatrave te tjera përreth, për ndërtimin e kanalit të ujitjes për tokat e tyre bujqësore, duket se po i shihet fundi. Kjo pasi këto ditë ka filluar ndërtimi i kanalit rreth 3 km i gjatë.
Fermerët janë shprehur të kënaqur, sepse siç thanë ata për vite me radhë tokat e tyre kanë qenë pa ujë e si pasojë edhe pa prodhime bujqësore.
“Për këtë vijë kemi pritur qe 25 vjet, s’kemi pas me çka me ujitur. Me këtë kanal ujiten qindra hektarë tokë pjellore. Tokat pjellore na u ka dashtë me i shndërruar në livadhe e kullosa për mungesë të ujit”, tha Sylejman Dervishaj, fermer.
“Kemi vuajtur shumë. Kemi pasur probleme gjithë kohën, ka dy herë në vit u dashke me e hapë këtë kanal plus deri atje në Pozhar me probleme të shumta, mirëpo tash falë Zotit po bëhet kanali i ri edhe menaxhimi ndoshta bëhet i mirë”, tha Ramiz Dervishaj fermer.
“Tokat tona është dashur me i mbjellë terrfojna ose me i lanë batall, kështu që kanali është i rëndësishëm për fshatin tonë sepse i ka dy të mira; edhe ujitet toka edhe mbushen bunaret e ujit të pijes”, tha Shaqë Dacaj, përfaqësues i fshatit.
E Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësisë në Deçan tha se mungesa e këtij kanali ishte një brengë jo vetëm e fermerëve të këtij lokaliteti por edhe e institucioneve komunale.
Kanali rreth 3 km i gjatë në Rrezar të Deçanit i ka gëzuar fermerët që përballen me mungesë uji për bujqësi./rtk
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...