Ka filluar takimi i liderëve të partive pplitike, i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me synimin për të gjetur një zgjidhje ndaj bllokadës së zgjatur në Kuvendin e Kosovës.
Ky takim zhvillohet pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi përfundimin e seancës konstituive brenda 30 ditëve, duke vendosur një afat të prerë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hap vendimtar për konstituimin e plotë të tij.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare. Diskutimet janë fokusuar në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve.
Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur në seanca të njëpasnjëshme – gjithsej 37 herë – por pa sukses në votimin e udhëheqësve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar emrin e Albulena Haxhiut për kryetare, por pa arritur të sigurojë shumicën e votave. Më pas, kjo parti kërkoi që procesi të kalojë në votim të fshehtë, kërkesë që nuk është mbështetur nga opozita./Arbresh.info

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...