Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në zyrën qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë.
Në këtë mbledhje janë parë duke hyrë ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.
Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.
Po ashtu, Kryesia e LDK-së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...