Kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e shërbimeve shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran në 24 orë dhe nga sonte, e hënë duke filluar nga ora 20:00 ky shërbim do t’i ofrohet banorëve të Komoranit me rrethin për rastet emergjente.
“Të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që gravitojnë dhe kryejnë shërbime shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, nga e hëna (sonte) do të filloj kujdestaria e rregullt ( punë me orar të zgjatur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në ora 08:00 të mëngjesit) në këtë QMF për rastet emergjente, sipas orarit të përpiluar nga menaxhmenti i QKMF-së në Drenas, ndërsa shërbimet shëndetësore do të vazhdojnë të njëjta gjatë ditës sikurse deri më tani”, njofton kumtesa.
Siç thuhet në njoftim, ky ndryshim behët me qëllimin që të ju ofrohet shërbim sa më të shpejt vendbanimeve ne rrethin e Komoranit që te kenë më afër shërbimin emergjent gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...