Tre fëmijët që humben jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Gjakovës do të varrosen sot.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit, raporton Arbresh.info.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit tre fëmijëve, në varrim po marrin pjesë familjarë dhe qindra qytetarë e zyrtarë komunal e politik.

Ndër ta, janë edhe kandidati i AAK-së për deputetë, Daut Haradinaj, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe deputeti i LDK-së Anton Quni.
Ndryshe, fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.
Figura të ndryshme politike i kanë ngushëlluar familjet Rama, Mehmetaj e Morina për humbjen e djemve të tyre.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjakove ka nisur hetimet ndërkaq policia ka thënë se rrethanat për shembjen e objektit janë ende të panjohura./Arbresh.info/

FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...