Me shumë të ftuar nga shumë vende të botës, nis ceremonia shtetërore e varrimit të ish-presidentit Martti Ahtisaari.
Po mbahet ceremonia e funeralit shtetëror për ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari, ku po merr pjesë edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe ish presidneti Fatmir Sejdiu.
Krerët më të lartë shtetërorë të Finlandës nderojnë kujtimin e ish-presidentit Ahtisaari.
Ish-presidenti Martti Ahtisaarit, ishte kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës.
Ish-presidenti Martti Ahtisaari ndërroi jetë më 16 tetor në Helsinki. Ai ishte 86 vjeç. Ahtisaari ishte President i Republikës së Finlandës nga viti 1994 deri në vitin 2000.
Kujtojmë se Martti Ahtisaari, ish-ndërmjetësuesi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e statusit të Republikës së Kosovës, njëherësh ish-president i Finlandës, ka vdekur më 16.10. 2023, në moshën 86-vjeçare./Rtk/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër